Pas diplomates amerikane Yuri Kim, njeriu i cili të cilin ka sulmuar egërsisht Sali Berisha është ambasadori britanik në Tiranë, Alstair King-Smith.

Kjo, për shkak të shpalljes “non grata” të Berishës edhe nga Britania e Madhe, pas SHBA. Por siç duket aleati i tij Ilir Meta, mban marrëdhënie të mira me diplomatin britanik.

Ai është shfaqur dje bashkë me të shoqen Monika Kryemadhi në një pritje të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, për ditëlindjen e mbretit Charles.