Gazeta “Corriere dello Sport” është rikthyer të flasë për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos me Milanin. Fillimi i majit, në fakt, ishte vendimtar për arritjen e marrëveshjes totale mes palëve.
Marrëveshja mes portugezit dhe klubit u arrit për një kontratë me vlerë 5 milionë euro neto në sezon plus bonuset deri më 30 qershor 2028. Dhe një klauzolë lirimi e ngritur në 175 milionë euro, ndërkohë që ishte 5 milionë më pak. Kjo shifër është e vlefshme vetëm për disa javë në korrik dhe nuk mund të ushtrohet në momente të tjera pa miratimin e klubit.
Ndërkohë, siç kujtohet nga e përditshmja italiane, Leao është dëshmitari i zgjedhur për lançimin e fanellës së re “për ndeshjet në shtëpi” të Milanit për sezonin 2023-2024, që do të prezantohet zyrtarisht sot. Kompleti i ri i “djallit” tashmë mund të blihet me porosi në faqen zyrtare në versionin “Authentic”, teksa dërgesat do të nisin nga 5 qershori i ardhshëm.
ZYRTARIZME – “Kur vesh këtë fanellë, e vetmja rrugë është ajo e së ardhmes. Milani nuk mund të ndahet nga Milano, një qytet në evolucion të vazhdueshëm dhe në progres të vazhdueshëm”, është mesazhi didaktik i zgjedhur nga Milani. Me Leaon, në fakt, interpretuesit i përsosur për të mbështetur ambiciet e së ardhmes, pasi sot ose nesër pikërisht ai do të zyrtarizojë rinovimin me klubin. Momenti duket ideali pasi të dielën e kaluar ai me shokë arritën të sigurojnë matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Edhe në aspektin personal, Leao nuk ka bërë keq. 14 gola dhe 15 asiste në 47 prezenca i kanë vlejtur jo vetëm ekipit, por edhe për t’u zgjedhur mes tre sulmuesve (së bashku me Osimhenin e Napolit dhe Lautaron e Interit) më të mirë të Serisë A në sezonin që do të mbyllet të dielën me ndeshjet e javës së 38-të.