Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj.

Pas takimit që do të kenë kokë më kokë, dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila pritet të nisë rreth orës 11:30.

Po ashtu Novak do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në orën 13:00.