Një avokate e apasionuar pas fotografive erotike dhe shfaqjes së formave të saj në rrjetet sociale, është pezulluar nga detyra pas hetimeve të Këshillit Disiplinor të Urdhrit të Avokatisë në Torino.

Në konstatimin e tyre rezulton se Alessandra Demichelis ka shkelur parimet e seriozitetit dhe maturisë që duhet të frymëzojë ushtrimin e profesionit të avokatit.

Pavarësisht emrit të faqes në Instagram – Dc Legalshow – postimet e saj nuk i përshtaten aspak profesionit, pasi imazhet me përmbajtje erotike mund ti gjesh me shumicë aty.

Këshilli Disiplinor i Urdhrit të Avokatit në Torino ka vendosur ta pezullojë Demichelis për 15 muaj nga ushtrimi i profesionit.

Demichelis është gjithashtu “përgjegjëse për grumbullimin e klientëve, me teknika të paligjshme për t’u bërë e njohur dhe për të fituar famë”. Sipas raportit, ajo po ashtu ka kompromentuar imazhin e profesionit të avokatit në një “mënyrë shumë domethënëse, duke mbajtur një sjellje të përgjithshme veçanërisht përçmuese e jashtëzakonisht mosrespektuese ndaj institucioneve ligjore“.

Sjellja, sipas kolegëve gjyqtarë kishte ndodhur në një mori rastesh, por janë tre foto me përmbajtje më të rëndë, mbi të gjitha. E gjunjëzuar nën tavolinën e koleges së saj, një tjetër në dush dhe po ashtu një ku ishte e ulur me këmbët e hapura dhe tërësisht lakuriq.

“Me sjelljen e saj në jetën private, e akuzuara jo vetëm ka dëmtuar reputacionin e saj, por ka cenuar rëndë imazhin e profesionit të avokatit. Historia e saj ka krijuar alarm dhe hutim jo vetëm në mjedisin profesional, por edhe mbi të gjitha në komunitetin e përgjithshëm, duke dëmtuar prestigjin, dekorin, besueshmërinë dhe imazhin e klasës së mjekësisë ligjore. Do të ishte po ashtu fyerje për koleget femra, në çdo fushë sjellja e saj, pasi duhet të vlerësohen për atë që mund të bëjnë dhe jo për pamjen e tyre“, shpjegon bordi disiplinor në përfundim të raportit hetimor.