“Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti”. Me këto fjalë mallëngjyese, pasditen e së shtunës është zhvilluar ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut shqiptar, Kevin Murataj, i cili u përplas për vdekje nga një makinë natën e mbrëmjes së maturës.
Qindra persona ishin të pranishëm për të përqafuar dhimbjen e nënës Elisabeta dhe babait Alket, dy fëmijëve të tjerë të tyre, të dy të mitur dhe xhaxhait Erlindit, shkruan Messaggero.
Trupi i 19-vjeçarit ishte brenda një arkivol të bardhë të mbuluar me lule, ndërsa sipër ishte vendosur një foto e 19-vjeçarit, i buzëqeshur, ashtu si të gjithë e mbajnë mend.
Gjatë ceremonisë, edhe disa fjalë shqip, duke demonstruar afërsinë e komunitetit me familjen e tij, me origjinë nga Shqipëria dhe që disa vite më parë u zhvendos në Itali.
Përveç familjarëve në ceremoni ishin edhe shokë dhe shoqe të klasës, por edhe mësues.
“Ai ishte një mik dhe një vëlla, gjithmonë i gatshëm për të sjellë lumturi. Ne ndamë ëndrrat tona me të – thotë mësuesi me zërin që i dridhej.
Dëshpërim, tronditje dhe trishtim jo vetëm për komunitetin latisanez, siç shpjegohet nga kryetari i bashkisë së Latisana Lanfranco Sette.
“Aspekti etik dhe moral, si dhe ai social, që na mësoi Kevini, është një shembull, me një aftësi të jashtëzakonshme për t’u integruar, me edukim dhe mirësi. Familja e tij – shtoi ai – do të ketë gjithmonë mbështetjen e komunitetit tonë”.
E pranishme në ceremoninë mortore ishte edhe kryetarja e bashkisë Lignano, Laura Giorgi dhe këshilltarja rajonale Maddalena Spagnolo.