Vorskla Poltava e mbylli 1-0 në avantazh pjesën e parë kundër Shakhtar Donetsk, sfidë e vlefshme për javën e 30-të në kampionatin e futbollit në Ukrainë. Dueli u zhbllokua në minutën e 37-të nga Taulant Seferi. Sulmuesi shqiptar shënoi golin numër 13-të në Ukrainë, duke qenë i treti në listën e golashënuesve.
Do duhej një penallti e akorduar pas ndërhyrjes së VAR, gjë që solli edhe golin e parë. Përballë Pyatov, sulmuesi nga Kumanova nuk gaboi duke festuar me të tijtë. Seferi po bën mirë në sezonin e tij të parë në Ukrainë, duke treguar cilësi dhe marrë një ftesë nga Kombëtarja.
Pritet që 26-vjeçari të jetë gati për Sylvinhon në dy ndeshjet e radhës që Shqipëria luan në Euro 2024, kundër Moldavisë në 17 qershor dhe Ishujve Faroe tre ditë më pas.