Partia Demokratike mbledh këtë të martë Këshillin Kombëtar, për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 29 korrik.
mbledhje e PD
Burime për Panorama bëjnë me dije se deri më tani në mbledhje kanë mbërritur 7 deputetë demokratë të cilët kanë pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD, më 29 korrik.
Deputetët të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje janë:
Merita Baku
Eralda Tase Bano
Kreshnik Collaku
Seladin Jakupllari
Flutra Acka
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Kujtojmë se ditën e djeshme në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se ai dhe grupi parlamentar s’do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të ditën e sotme, pasi sipas tij vendimi është në kundërshtim me statutin.
“Për fat të keq, vendimi i Kryesisë së PD shkel Statutin dhe cenon legjitimitetin e. Për këtë arsye, pas konsultimit me kolegët brenda grupit parlamentar, u vendos mospjesëmarrja në mbledhjen e nesërme të organizuar në kundërshtim me Statutin”, tha ai.