Vidhet banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku e cila ushtron detyrën në gjykatën e Durrësit.
Ajo ka bërë denoncimin në polici duke thënë se grabitësit i kanë marrë 2 mijë euro dhe bizhuteri në shtëpinë e saj që e ka po në qytetin bregdetar, mëson gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë. Nga burimet mësohet së vjedhja është kryer ditën për diell dhe sipas denoncimit hajdutët i kanë hapur derëne shtëpisë.