Jasir Asani padiskutim është një nga protagonistët absolut të fitore që kombëtarja shqiptare mori ndaj Moldavisë. Ish-lojtari i Partizanit arriti të shënonte një gol spektakolar në pjesën e dytë duke i hapë rrugë kështu suksesit kuqezi.
Një top i goditur mjeshtërisht dhe që “shkun” merimangat e portës së kundërshtarit, me Asanin që më pas “fluturon” drejt Sylvinhos për të festuar me të. në fakt braziliani beson shumë te atësitë e tij dhe kjo ishte një mënyrë për ta falenderuar.
Pas kësaj nate që siç u shpreh edhe vetë Asani pas ndeshjes do të mbetet e paharrueshme. Në rrjetet sociale gjithashtu ish-futbollisti i kuq ka bërë një postim ku shkruan: Gjiithmonë në shërbim të kombit tim. Përjetë me ty Shqipëri”. Komentet janë të shumta, ku lojtarë, shokë, spordashës që duartrokasin Asanin.