Finalja e Superkupës së Europës do të jetë mes Mançester Siti që fitoi Championsin dhe Seviljas që arriti të fitonte Ligën e Europës. Finalja do të luhet në Greqi në datën 16 gusht dhe kjo finale do të jetë e fundit siç jemi mësuar, pasi nga sezoni tjetër do të ketë një ndryshim historik.
UEFA ka vendosur që të heqë kohën shtesë nëse skuadrat e mbyllin ndeshjen në barazim. Në këtë mënyrë, pas përfundimit të 90 minutave të kohës së rregullt, skuadrat nuk do të duhet që të luajnë edhe 2 pjesë të tjera nga 15 minuta por do t’i drejtohen menjëherë penalltive.
Ky rregull do të aplikohet duke nisur nga finalja e ardhshme dhe do të jetë në çdo Superkupë ndërkohë që ende nuk është marrë vendim për ndonjë finale tjetër që mund të aplikohet.