Alvin Karaqi ka shkruar historinë dhe ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian në karatesë që po zhvillohet në Poloni. Në disiplinën e karatesë kumite deri në 84 kilogramë, sportisti kuqezi bëri që të dëgjohet himni shqiptar.

Karaqi ia doli të lërë pas katër medalistë, duke triumfuar me më të mirët e kësaj disipline në Evropë. Së pari ai arriti të mposht kampionin e Evropës, kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për sportistin kuqezi.

Në gjysmëfinale Karaqi kundër kampionit të Evropës, Michele Martina. Më pas Alvin Karaqi në finale triumfoi ndaj holandezit, Brian Timmermans, me rezultatin 3:2, për të ngritur flamurin kuqezi dhe marrë medaljen e artë.