Jo vetëm fansat e vëllezërve korcarë, Endri dhe Stefi Prifti, por me shumë gjasë i gjithë publiku, është i njohur me historinë e dashurisë së këtij të fundit, një histori e cila fatkeqësisht përfundoi me ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, pas një betejë me një sëmundje të rëndë.
Që nga ajo kohë (dhjetor 2015), Stefi teksa ka vazhduar karrierën dhe krijmtarinë, ka ndarë pak ose aspak detaje nga jeta personale.
Ditën e djeshme artisti ka festuar datëlindjen dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka ndarë edhe një tjetër lajm, duke i paraprirë ashtu sic ai vetë thotë, “një ndryshimi madhor”.
Me anë të fotove të shpërndara dhe përshkrimit bashkangjitur, ai bën me dije se ka nisur një lidhje të re, duke ndarë vetëm disa copëza nga momentet që ka kaluar me miq, të afërmit dhe partneren, për datëlindjen e tij.