Reperi Noizy ka publikuar foto të kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i arrestuar tashmë si autor i dyshuar i zjarrvënies së lokalit të tij. Reperi thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist. Sipas asaj që thotë Noizy, i kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram, prandaj vendosi që të bëjë këtë akt terrorist. Megjithatë shkruan Noizy, ai shpreson që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptoj gabimin ndërsa shton se s’mund ta urrej por i ka lënë në dorë gjithçka Zotit.

‘Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro!’- shkruan Noizy.