Teuta mbylli një sezon jashtë objektivave sezonal, jashtë Evropës, duke sjell një efekt domino të madh në radhët e ekipit bregdetarë. Stafi drejtues ka nisur të projektojë sezonin e ri, por më parë duhet të zgjedhin pasuesin e Edi Martinit.

Në fakt ka qenë vetë ish trajneri i cili me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë me dije se trajneri i ri i Teutës do të jetë Diego Longo:

“Diego Longos dhe Teutës i uroj shumë suksese në vazhdim”, shkruan Martini në statusin e tij.