Zbardhet ngjarja e djeshme në Shkodër. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy të rinj për vendosjen e një sasie tritoli në garazhin e biznesmenit Agim Uraj. Sipas autoriteteve, të rinjtë e dyshuar janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, dy autorët dyshohet e janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, të cilën e kishin vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes.
Biznesmeni ka në pronësi një rrjet dyqanesh në hyrje të qytetit të Shkodrës. Gjatë dëshmisë së tij në policia ai ka thënë se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e dy të rinjve Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj.