Pas sulmit që i bëri deputeti Edmond Spaho, analistit Ilir Demalia pasi ky i fundit, debatoi me zëdhënësin e kreybashkiakut në detyrë, Fredi Beleri në emisionin Studio Live në Report Tv, ka reaguar sërish analisti.
Analisti e cilëson Edmond Spaho si ‘palluqe të parlamentit që i ka fryrë bilbilit’, ndërsa i përmend edhe detaje nga jeta e tij personale.
‘Di dhe unë për familjen tënde jo si sajon ti, por …. po nuk hy as ke vajzat, as ke gruaja. Çfaj kanë ata që kanë një burë Bilbil Palluqe në shtëpi. Meqë e kërkove po ta themë, A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi kreditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E… Nuk je shumë larg nga Gjici, o Gic Palluqe Bilbili!’- shkruan Demalia.
Nga Ilir Demalia
Palluqja i Parlamentit, i paska fryrë prapë bilbilit!
Për të gjithë ata që nuk e dinë, para vitit 1990 ka qenë një palluqe që i frynte gjithë ditën bilbilit për të drejtuar trafikun apo në gjykatë kur vinte autoburgu me të burgosurit i godiste të pandehurit me grusht, me shqelm dhe policia qeshte. Sot palluqja i demo(n)kracisë është Edmond Spaho. E keni parë sa fort i frynte bilbilit të Saliut në Parlament! Sytë i dolën vendit si kapak zile të biçikletave 28 tëshe kineze, gjëndrrat teroide ju frynë si bole dashi, ndërsa fytyra ju bë e e murrme si mëlçi derri se nuk ndalonte pa i thënë Saliu pusho.
Palluqja Mondi, më shkruan: “Faleminderit o “demokrat” i oreve te para, qe para se te bëheshe i tille, ishe oturak i komunizmit, familjarisht. Se paku pranove qe babanë e ke pasur eksponent te Sigurimit te Shtetit ne Ministriëe e Brendshme.
A ka marre apo jo njeri ne qafe ai, une nuk e di, por vendi i punes ishte qe te merrje njerez ne qafe, pasi ishe syri dhe veshi i Partise. Po te mos merrje njerez ne qafe, kur punoje ne Sigurim, te hiqnin qafe Syçi”.
Profesor mua më falen gabimet se siç thuan ti, njeri pa shkollë megjithëse i kam bërë 3 vjet për gjuhë dhe letërsi me korespondece pas vitit 1986, kur im ate mori pafajësinë dhe nuk arrita ta mbyll pasi u largova nga Shqipëria me ngjarjen e Ambasadave në korrik 1990.
Ç’bëje atëherë ti Mondi Palluqja?! Pra në fjalën e fundit duhet pikëçuditëse, dhe ti nuk ke vënë asnjë shenjë pikësimi. Pak më i kujdesëshëm Mondi Palluqja, bilbilushi i Marshallit, se je dhe profesor!
Merresh me tim atë që ka 20 vjet që ka vdekur, 52 vjet që është larguar nga Ministria e Brëndshme me dorëheqje për arsye “shëndetsore”. Ảrrestuar në 11 mars 1975 në kulmin e terrorit, ku unë, im vëlla dhe nëna ime rrinim pa gjumë se pritnim çfarë po ndodh!
Rruga e Durrësit ku unë banoja çdo natë vinin kamionët dhe merrnin për interrnim njerëzit që ishin damkosur si armiq të partisë. Nuk harrroj dhe sot o Palluqe, që nëna ime, një tironce dem baba dem, për 24 orë qepi dy triko leshi pasi nuk dinim çfarë na priste.
Ku ishe ti profesor Palluqe Spaho në atë kohë?!
Pas kësaj nënën time e çuan pastruese për të larë haletë e haleve si ty. Mua 16 vjeç më çuan në gurore. Vëllain tim 14 vjeç e dërguan të pastronte mutin e rifuxhiove. Ku ishe ti o palluqe Spahiu?!
Në prill të vitit 1975 na thërrarsin në Hetuesi, nënën time dhe mua në zyrën e kryetarit të Hetuesisë Ali Korbi, i cili ishte dhe hetuesi i babait tim, Binak Haxhia Demaliaj. Në zyrë ishte edhe Feçor Shehu, zevëndës ministri i Brendëshëm. Pasi na lanë 4 orë pritje në korridor na erdhi një polic dhe na drejtojë në zyrën e kryetarit të Hetuesisë.
Na komunikuan se im atë është armik i partisë dhe pushtetit dhe si i tillë nëna ime duhet ta divorconte dhe unë ta mohoja si baba. Ku ishte ti Palluqe Spaho?!
A di ti si ju përgjegj nëna ime o Palluqe Spaho, tironcja e mirë dhe zonja e madhe, më beso nuk e themë se është nëna ime, por kështu e njeh gjithë Tirona. Ajo pra ju drejtua Feçor Shehut dhe Ali Korbit fare thjeshte, por me një forcë karakteri që vjen nga pastërtia dhe besnikëria në të mirë e në të keq me atë me të cilin kishte lidhur jetën.
-Unë- ju drejtua nëna ime Feçor Shehut dhe Ali Korbit- nuk di dhe nuk merrem me politikë, por unë nuk mund të rris dy fëmijë jetim me babën gjallë. Pra nuk mundem të divorcoj tim shoq. Ku ishe ti Palluqe Spaho në atë kohë?!
Feçor Shehu mu drejtua mua:
– Dhe ti bën mirë mos ti ngjash Binakut se do të përfundosh si ai!
Përgjegja ime vetëm 16 vjeç duke parë në atë gjëndje nënën timë që ishte bërë e bardhë pa pikë gjaku në fytyrë, në mënyrë instiktive të një revolte i thashe;
– Po, nuk do ti ngjaj Binakut, tim ati, dhe do ta mohoj, por para se të bëj këtë dua të pyes nënën time, me kë më ka mua që të di kë kam baba?!!! Nuk po vazhdoj për gjendjen…
Ku ishe ti O palluqe Spaho në atë kohë? Për tim atë po të përsëris një gjë, gjeji një dokumet që ka dëmtuar jetën e dikujt! Në të kundërt, ka ndihmuar njerëz. U hoq ai nga Sigurimi dhe prandaj përfundoj aty.
Kollaj të bësh trimin sot siç bëjnë oturakë si puna jote duke Iifryrë bilbilit të sekretarit të partisë së punës për 23 vjet, shokut Sali, komunistit të fundit të mbetur në Europën Lindore dhe mbahet më të madhe si antikomunist, ti Palluqe Mondi Bilbili.
Këto janë të domumentuara dhe në dosjet e ndjekjes së tim ati dhe mua për vite me radhë me 2A nga Autoriteti Dosjeve.
Më poshtë shkruan: “Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse me vjen te vjell zorret e barkut. Ne Kinostudio te çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkolle te mesme. Le pastaj, kur nje gomar si ti, hiqeshe si “artist bohemë” bulevardit te Tiranes”.
Kur më ke dëgjuar mua të them jam i përndjekur?!! Në Kinostudio kam shkuar si rekuziter (magazinier) ta spjegova, mbasi im atë mori pafajësinë dhe fillova shkollën e lartë për gjuhë dhe letërsi në Shkodër. Pra nuk kam mbajtur dërrasa. Por nga mosha 16 vjeç deri në 25 vjeç për shkak të arrestimit të tim eti në 11 mars 1975, kam punuar në gurore, ushtar në Xhenjo në Poliçan, që hapnim tunelet e Poliçanit, në bujqësi, në ndëtim, llaç e tulla në Ndërmarrjen 21 dhjetori, dhe ty Palluqe këtë e quan paaftësi timen?!!
Më shkruan se hiqesha si artist bohem?!! Unë jam tallur me artistët e realizmit socialist dhe kam qenë dhe jam njeri i lirë plotësisht, kjo ju vret tek unë ju dhe takëmit tuaj, se këtë se blini dot as me poste, as me pare të korrupsionit dhe krimit që keni përfituar me pushtetin. Ku ishe ti në atë kohë Palluqe Spaho Bilbili?! Nuk më shantazhon dot njeri se jam njeri i lirë.
Më poshtë shkruan: “Nje gje nuk kam kuptuar, pse ne Kinostudio te thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nen dardhe bie Syçi.” Po si je kaq idiot o mjeran! Po, ishte pseudonim i Sigurimit të Shtetit që ma vendosën në moshën 10 vjeçare me shefin e krimeve të Sigurimit Gëzim Çakërri, shok klasę dhe mëhalle, ku nofka apo “pseudonimi” Syçi, që prej atëherë më shumë më dinë Syçi se Ilir, një emër që e dashuroj se më talon se jam I-lir.
Po si je kaq galloshe kolkoziane o i mjerë në shekullin e XXI?! Shkruan se dardha bie nën dardhë, pra unë jam si im atë! Po unë se mohova tim atë para Feçor Shehut fëmijë do ta mohoj para teje, nje çapa-çul shul profesor. I ngjaj dhe ndjehem shumë mirë që i ngjajë atij babait tim.
Ti o “antikomunist i bilbilit që dashuron Agollin dhe të ka ngel gjilpëra ke realizmi socialist, prandaj je dhe i fryn bilbilushit të Doktorrt, normale njeriu nuk del dot prej formimit dhe botëkuptimit tij, aq sa ka dalë doktori si komunisti-antikomunist aq mund të dalësh dhe ti, jo rastësisht ngroh vezët e doktorit.
Pra e kupton kë ke idhuj ti shoku oturak Palluqe Spaho, takëmin që ti i takon dhe të ka frymzuar.
Jeni kaq perverse dhe të ndyre se jeni te komleksuar dhe doni të lani m…. me sh… dhe nuk leni të gjallë dhe të vdekur, familjare dhe fëmijë pa damkosur o damllahane!
Ju nuk keni as norma, as burrëri, ju jeni kurva bura. Ke kaq ditë që merresh me familjen time, merru me mua O palluqe Bilbil Spaho! Di dhe unë për familjen tënde jo si sajon ti, por …. po nuk hy as ke vajzat, as ke gruaja. Çfaj kanë ata që kanë një burë Bilbil Palluqe në shtëpi.
Meqë e kërkove po ta themë, A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi kreditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E…
Nuk je shumë larg nga Gjici, o Gic Palluqe Bilbili! Në fakt ti duhet të jeshë objekt i SPAK edhe për pronat në Pogradec dhe Korçë. Por SPAK është ASPAK prandaj bëni ju bla-bla
Tani vazhdo se do te keshë lajme të tjera O Bilbil Palluqja Spaho.