160 kg kokainë e cila kishte mbërritur nga Ekuadori është sekuestruar në portin e Selanikut. Kokainë ishte fshehur në dy kontejnerë me banane të cilët kishin mbërritur në port para 10 ditësh.
Zbulimi i kokainës u bë nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, raportojnë mediat greke.
Dërgesat janë të lidhura me 105 kg të kapur në mes të muajit të kaluar dhe thuhet se janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori dhe janë marrë nga e njëjta kompani me qendër në Shkup.
Për rastin 105 kg janë arrestuar 10 persona. Nëntë nga të arrestuarit janë dërguar në burg.
Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t’i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë.