Ciklet e çuditshme konvencinale të ditës e natës kanë zhgënjyer prej kohësh rreth 300 rezidentët e këtij ishulli, të cilët i bëjnë thirrje shtetit të Norvegjisë t’i lejojë të mos përfshihen në zonat e zakonshme kohore. Në ketë ishull të largët dielli nuk perëndon për rreth një të pestën e vitit dhe fëmijët mund të luajnë deri në 2 të natës. Ishulli Sommarøy, i cili është pjesë e rrethit Arktik, në perëndim të Tromsø në Norvegji ka diell për rreth 70 ditë radhazi, nga maji deri në fund të korrikut.
70 ditët me dritë vijnë pas një dimri po aq të vrazhdë ku dielli nuk lind për afro të njëjtën periudhë 70-ditore. Prej këtyre cikleve të pazakonta, banorët vendas po i bëjnë thirrje autoriteteve norvegjeze të vendosin kohën e tyre të pavarur nga pjesa tjetër e botës. Rezidenti Kjell Ove Hveding shpjegon iniciativën në një video: “Nëse dëshiron të lyesh shtëpinë në 2 të natës këtu nuk ka problem, ashtu siç nuk ka problem të presësh barin në mesnatë apo të shkosh për banjë në det në 4 të mëngjesit”.
“Gjatë këtyre 70 ditëve kjo nuk ndikon për ne prandaj duam të jemi zona e parë jashtë kohës zyrtare.” Banorët e ishullit kanë nisur në fakt të lënë prapa strukturën e zakonshme të ditës e natës teksa shumë biznese si peshkimi apo turizmi janë hapur në orare nga më të çuditshmet”. Kjell tha në intervistë: “Në të gjithë botën njerëzit po mposhten nga stresi e depresioni, dhe kjo ka lidhje me ndjesinë e izolimit, ku një rol të rëndësishëm luan dhe koha, ora zyrtare. Prandaj duan të jemi një zone e lirë nga ora, ku secili të jetojë jetën e tij si të dëshirojë”.
Por jo të gjithë në ishull ishin gati të ndryshonin stilin e jetesës në mënyrë drastike . Malin Nordheim, receptioniste në një hotel, tha për mediat: “Një ndryshim i tillë mund të ishte problem me të ftuarit tanë që vijnë nga zonat e kohës konvencionale, ku ata duhet të bëjnë hyrjet e daljes në kohët e bareve dhe restorantit.”