ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në zonën e Breshias në Itali ku ka mbetur viktime Alfons Kola. 33-vjeçari dyshohet se u vra me thikë nga bashkatdhetari i tij Petrit Gega pranë një lokali. Policia italiane ka arrestuar 52-vjeçarin po me origjinë shqiptare i cili dyshohet se ka kryer krimin.
Viktima u godit me thikë dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni të rëndë por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia dyshon se mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm për arsye ende të pa konfirmuara.