Ndjenja e xhelozisë mund të krijojë shumë probleme në një marrëdhënie dhe veçanërisht në marrëdhëniet dashurore, pasi personi xheloz e merr të mirëqenë ngjarjen negative dhe përgatitet për më të keqen duke u bërë shpeshherë paranojak.
Çdo person mund të shfaqë sjellje xhelozie në një marrëdhënie dhe kjo është normale, për sa kohë kjo sjellje nuk kthehet në shqetësim për partnerin ose partneren.
Disa njerëz mund të shfaqin sjellje vërtet egoiste dhe posesive, pasi ata ndjejnë një atmosferë superiore për veten e tyre dhe besojnë se partneri i tyre do të jetë ai që do t’i durojë gjithmonë sjelljet e xhelozisë.
Mirëpo, përballja me këtë sjellje në një marrëdhënie mund të bëhet shumë toksike pas një pike dhe prandaj është shumë e nevojshme të jeni të vetëdijshëm për sjelljet që bëni dhe lejoni. Astrologjia është shumë e dobishme për të kuptuar ndërlikimet e personalitetit të njerëzve duke përcaktuar dymbëdhjetë shenjat e zodiaku
Por kush janë më xhelozët e zodiakut?
Të gjithë mund të kenë përjetuar momente xhelozie ndaj partnerit apo partneres: Ka momente ku ndjen rrezikun dhe zemra të rreh fort nga frika se do e humbasësh apo ndaj zbulimit të një tradhtie të mundshme. Xhelozia e tepërt është e rrezikshme, por jo e dëmshme kur e shpreh në masën e duhur, për të treguar edhe ndjenjat e forta që ke ndaj personit në krah. Por për disa njerëz që kanë lindur nën këto shenja të zodiakut, xhelozia është shkaku i luftës më të madhe në marrëdhënie, ndoshta edhe më shumë se kaq. Prirje nga natyra apo rrethanat? Sido të jetë, këto janë 4 shenjat me xhelozë në marrëdhënie.
Demi: Demi është posesiv. Ëshë një shenjë që vlerëson zotërimet materiale dhe si rezultat dëshiron të krijojë një jetë luksoze për ta ndarë me njerëzit që duan. Por këtu fillon dhe problemi. Ata fillojnë të mendojnë se edhe partneri është diçka që u përket atyre dhe kanë nevojë që ta kënë nën vemendje gjatë gjithë kohës, dhe duan të dinë çdo lëvizje të tyre. Këto mendime bëjnë që ata të xhelozojnë shumë dhe është pikërisht një nga aryset pse partnerët u largohen dhe e lënë vetëm.
Luani: Luani është shenjë krenare dhe magnetike që do që të jetë gjithë kohën në qendër të vëmendjes si dhe të marrë dashurinë e partnerit. Është shenjë besnike dhe e ngrohtë, por nëse ndjejnë se nuk po marrin vëmendjen e duhur, bëhen xhelozë, krijojnë pasiguri dhe inatosen. Më shumë ka të bëjë me egon e tyre, sesa me vetë frikën se mund të humbin partnerin. Nëse nuk marrin atë që kërkojnë, ata tërhiqen dhe duan kohë të shërojnë plagët e tyre imagjinare.
Virgjëresha: Virgjëresha është një shenjë që lufton me zilinë në përgjithësi. Kjo për shkak se janë shumë të vështirë edhe me veten e tyre. Kjo natyrë problematike çon në shfaqje të xhelozisë edhe në rastet kur nuk ka asnjë shkak. Virgjëresha lufton gjithë kohën për të qenë më pak pesimste dhe kjo natyrë e tyre prek domosdoshmërisht edhe partnerin.
Akrepi: Akrepi ka probleme për të krijuar besim tek partneri. Akrepi në fakt është shenja më xheloze e zodiakut, por kjo vlen vetëm për marrëdhëniet. Fakti është se ata luftojnë me besimin në përgjithësi, kështu që natyrisht e njëjta vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në çift. Akrepi është në mëshirë e njëkohësisht nën frikë nga fuqia që kanë emocionet dhe intuita e tyre. Akrepi është shumë i thellë në mendime, dhe prandaj është vigjilent gjatë gjithë kohës. Akrepi është aq xheloz, sa mund të të ndjekë kudo. Nëse partneri mashtron, për akrepin është më shumë një çlirim pasi vërteton dyshimin dhe frikën që kishte, sesa dhimbje.