Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje sot përsëri Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tutje tensionet.

Pas takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të cilën e mirëpriti në selinë e NATO-s, Stoltenberg u bëri thirrje Kosvës dhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tutje tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, theksoi ai.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tre kërkesa kryeministrit të Kosovës Kurti, lidhur me situatën në veri.