Zbardhen të tjera detaje nga megaoperacioni në Elbasan, ku policia ka nisur një aksion të madh që prej mbrëmjes.
Përveç rrjeteve të trafikut të drogës, me shtrirje ndërkombëtare, në sitë kanë qenë dhe personazhe të botës së krimit, të shpallur në kërkim.
Mes tyre mësohet se është dhe Talo Çela, ndërsa mendohet se fshihet në Elbasan.
Nga aksioni në fjalë janë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe biznese, ndërsa operacioni ka nisur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa nga 50 urdhër-arreste, janë shoqëruar 40 persona.