Partizani u shpall kampion i Shqipërisë në futboll për sezonin 2022-23. Të kuqtë do përfaqësojnë vendin në turin e parë kualifikues të kompeticionit më të vlefshëm në Evropë për klube, Champions League. Tanimë “Demat” kanë mësuar edhe 15 kundërshtarët e mundshëm që do përballen në këtë fazë.
Në listën me 15 skuadra bien në sy kampionët e Hungarisë, Ferencvaros, si dhe ata të Bullgarisë, Ludogorets. Nuk mungojnë emra si Qarabag apo edhe Sherif Tiraspol, BATE, Astana dhe Olimpija Lijubjana. Partizani mund të gjejë në këtë fazë edhe një përballje me Redon Xhixhën e Qarabag apo edhe Ismajlgecin me Zrinjski Mostar.
Pak ditë para shortit të datës 20 qershor që do mbahet në Nyon të Zvicrës, UEFA do ngushtojë rrethin e kundërshtarëve në vetëm pesë për secilin ekip. Ndeshjet e raundit të parë do zhvillohen në 11 dhe 12 korrik, teksa ato të kthimit në 18 dhe 19 korrik.
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit: