Në komisionin për politikën e Jashtme kandidatët e propozuara për ambasadorë po prezantojnë platformat e tyre.

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ishte kritik për listën e emrave që ka propozuar qeveria për kandidatët për ambasadorë.

‘Është një gjë e paimagjinueshme ajo që ndodh me trupin diplomatik. Duhet të kenë 10 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Keni sjellë një listë dhe shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Ju duke marrë në majën e diplomacisë nga individë që nuk janë njerëz të trupi diplomatik, në këtë mënyrë demotivoni trupin diplomatik. Unë shoh padyshim një handikapit në zhvillimin e diplomacisë shqiptare. E shoh që kjo sëmundje pasqyrohet edhe në listën që ju keni sjellë për ambasadorët e rinj.’- tha Shehu.

Ditën e sotme po zhvillohet një seancë dëgjimore për Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident

Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident

Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.