Nga Dorian Matlija
Interesant fakti, që duke e parë këtë baner në rend kronolgjik, në fillim shkurtohen flokët dhe pastaj zvogelohet mjekrra, më pas mbeten vetëm mustaqet dhe në fund ikin edhe mustaqet për lesh.
Ky është evolucioni i lënies së leshrave.
Fillon me ate tipin që flet e nuk e rruan as për natyrën e njeriut e as për dinamikat që diktojnë hierarkitë njerëzore.
Mbaron me atë tipin që është aq narciz sa mendon vetëm si të reklamojë virtytin e vet, duke përdorur mbi të gjitha statusin prej viktime për ti dhënë të drejtë vetes për të bërë kundërofensivë ndaj të gjithë botës që nuk shfaqet në lartësinë e virtyteve të tij, duke injoruar sigurisht natyrën e njeriut dhe dinamikat e botës që e rrethojnë.
Kështu është e sigurtë që do lësh lesht në fund. Apo jo Albin?