Ditën e sotme, KFOR-i, është vendosur në hyrje të Leposaviqit, teksa kanë ndaluar Njësinë Speciale të Kosovës të shkojë në këtë komunë.
KFOR-i vazhdon të kontrollojë mëngjesin e sotëm hyrje-daljet në Leposaviq. KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.
Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre, por të njëjtat deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.
Madje për këtë vendim është njoftuar edhe kryeministri Kurti.