Në episodin më të ri të “The Kardashians” ka ndodhur një moment i vështirë për Kim Kardashian, e cila do festonte ditëlindjen. Ajo së bashku me të motrën Khloe dhe miken e saj Tracy Romulus kishin planifikuar një udhëtim në Sin City për koncertin e Usher, por mesa duket, nuk e kanë arritur dot.
Kimit iu bashkua Steph Shepherd, Malika Haqq, Tracy Romulus, Olivia Pierson, Natalie Halcro, Kris Jenner dhe Khloe në udhëtimin që u ndërpre.
Gjatë udhëtimit, ata fillojnë të përjetojnë disa turbulenca dhe Kim është tmerruar.
“Dua t’i arrij të 43-at, të lutem”, tha Kim ndërsa e motra Khloe shton: “Po bëhem pak nervoze, nuk më pëlqejnë turbulencat. Kjo nuk është mënyra se si duhet të fillojë festa”.
Piloti zbulon me altoparlant se kontrollori i trafikut ajror nuk do t’i lejojë ata të ulen në Las Vegas, ‘kështu që për fat të keq opsioni ynë i vetëm tani është të kthehemi pas’.
Avioni ka bërë ulje emergjente në Los Angeles.