Nga Mero Baze/
Tani Shqipëria ka një Kinostudio të re pornografike që mund të pagëzohet me emrin Sali Berisha. Aty ideohen inskenohen dhe montohen video pornografike për arsye politike.
Në historinë e Safet Gjiçit është vet Sali Berisha, mbështetësi nxitësi dhe garantuesi I Alma Kaçit, vajzës që u përdor për këtë skandal. I ka gjet garantuesin dhe pagatorin në Kukës një rival të tij në politik dhe ka qenë i pari që ka marrë videon duke e nxitur ta çoj në një emision investigativ që të justifikohej rrjedhja në publik.
Tani që telefoni I saj është në duart e SPAK mund të verifikohet dhe më leht zyrtarisht nëse duan ta shtyjnë hetimin, që përveç veprës penale të Safetit të shtohet dhe ajo e shantazhit politik.
Por dje ndodhi dhe një gjë më e shëmtuar. Vet zyra e shtypit e Berishës pasi kishte gjetur një video pornografike në internet, u përpoq të modifikonte dhjetë sekonda për ti shitur si një skenë porno me protagonist Bledi Klosin, një deputet dhe ish ministër I socialistëve.
Kryeradaktori I RD paralajmëronte për disa orë resht publikimin e videos, media e familjes Berisha dhe media të afërta private të Berishës më në fund e transmetuan atë me bujë si një skandal I padëgjuar.
U deshën dhjet minuta kërkimi në internet të gjendje videoja origjinale, dhe montazhierët e “Kinostudios pornografike Sali Berisha”, u tërheqën dhe filluan të fshijnë postimit.
Viktima e këtij sulmi Bledi Klosi tani është I lirë të hap proces penal ndaj tyre si montues dhe përhapës së një video që synon shkatërrimin e familjes së tij, për qëllime politike. Për fat gjurmët janë të dokumentueshme dhe Shqipëria ka nevojë për një shembull ndëshkimi ndaj kësaj histerie pornografike të Sali Berishës .
Po përse Sali Berisha ka përfunduar në këtë kategori te degraduar njerëzish dhe në këto montazhe që kanë qenë në qendër pornografinë?
Një aryse ngjan të jetë psikologjike. Si një njeri I frustruar seksualisht dhe I traumatizuar nga incestet familjare, Ai ngjan I bindur se seksi është një armë shkatërruese për kundërshtarin për shkak të maktheve që ka vet prej tij.
Të gjitha përfytyrimet e tij shkaytërruese për kundërshtarët duket se janë skenat ku ai përfytyron se ata po bëjnë seks. Të gjitha akuzat e tij më të rënda për kundërshtarët në vite janë ato që ai I akuzon se kanë dashnore se kanë dashnorë, se janë ndarë, se janë martuar, se janë kapur duke bërë seks etj. Është politikani që gjithë diapazonin e goditjeve të tij politike I ka në hapësirën mes çarçafit dhe dyshekut të kundërshtarëve, ku ai mendon se përmbyset bota.
Aty I përfytyron gjithë të zezat që ata I bëjnë popullit shqiptar dhe atij. Dhe kjo është tipike për një njeri që ka frustrime seksuale në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe që rri në kolltukun e zyres si një ushtar I bindur para Almës, vajzës që shëtit zyrë më zyrë për të shantazhuar politikanë apo biznesmenë duke bërë seks me ta. Ajo për Berishën është shembulli më I lar ti militantes se në përfytyrimin e tij seksi është arma më e fuqishme që ai ka ëndërruar në vite kundër tyre.
Arsyeja tjetër është degradimi I tij politik. I rrënuar nga të gjitha anët, I izoluar politikisht dhe ndëkrombëtarisht, dhe i pashpresë në rrugën për kthim në pushtet, ai ka gjetur ngushëllim tek ideja e poshtërimit të kundërshtarëve përmes inskenimit apo montazheve me video seksuale. Ajo që bëri dje me Bledi Klosin, jo vetëm që nuk e kë bërë të reflektoj, por sot e theksoi se do të vazhdoj në atë rrugë duke përdorur të gjitha mënyrat.
Thjesht ai nuk ka më asnjë gjë çfarë tu ofroj shqiptarëve, dhe mendon se inskenimi dhe montimi I videove të seksit, mund të bind shqiptarët se e vetmja gjë që e bën atë të dalloj nga kundërshtarët, është se ai nuk bën më seks. Kjo është e vërtet, nuk është ndonjë përparësi.