Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka rënë Ervis Trifoni i cili u kap teksa ujiste bimët e kanabisit të kultivuara në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi.
30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ndërkohë materialet për veprimet hetimore të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Fierit.