Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim si bashkëautor në një rast të kultivimit të kanabisit në Lezhë , të goditur nga uniformat blu rreth një vit më parë, është vënë në pranga.
Në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar “Next”, i zhvilluar rreth një vit më parë, është arrestuar pas një viti në arrati Erjon Mirukaj, 33 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, i cili është përfshirë edhe më parë në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit të policisë 33-vjeçari, në bashkëpunim me Erbardh Gjeloshi, i cili u arrestua në flagrancë nga policia një vit më parë kultivuan kanabis, në një magazinë, me anë të llambave, dhe në një territor të hapur, buzë lumit Drin.
Për pasojë Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”.