Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka thënë se Perëndimi po kërkon luftë.

Ai theksoi se përmes sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg perëndimorët thonë se janë kundër ‘ngrirjes’, siç thonë ata të konfliktit në Ukrainë. Kjo do të thotë se ata duan të luftojnë, u shpreh Lavrov.

“Përmes gojës së Jens Stolteberg (Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s) ata deklarojnë se janë kundër një ‘ngrirjeje’, siç shprehen ata, të konfliktit në Ukrainë. Pra, ata duan të luftojnë.

Epo, le të luftojnë. Ne jemi gati për këtë,” tha ministri i Jashtëm rus në një takim me gazetarët të martën.

“Nëse ata deklarojnë në të njëjtën kohë se nuk po bëjnë luftë kundër Rusisë, në fakt ata po bëjnë pikërisht këtë, duke pranuar se pa pompuar armë në regjimin ukrainas, pa ofruar të dhëna të inteligjencës, informacione nga satelitët, përcaktimin e qëllimeve, situata në Ukrainë do të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

Epo, kjo është një njohje de facto se ata janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në luftën hibride të shpallur kundër Rusisë, madje edhe në luftën e nxehtë“, tha Lavrov.