Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Të dy diskutuan situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton klankosova.tv.

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në veri. Sipas njoftimit të Policisë, ata janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Nderkohë fshatin Bare, tashmë ka arritur edhe KFOR, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë.