Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e njësitit të tij nuk janë futur në territorin e Kosovës.
Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kurti tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviq.
Policëve kosovarë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
“Njësiti ‘Kobra’ i Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në rajonin e Kosovës e M. dhe kur me urdhër të kryekomandantit Aleksandar Vuçiq angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug”.