Një socialist në krye të këshillit bashkiak të Himarës, mbështetësit e Belerit: Lirojeni!

Është konstituar mes debatesh Këshilli Bashkiak i Himarës. Në këtë mbledhje të parë, u zgjodh edhe kryetari i këshillit bashkiak, ku triumfoi socialisti Dhimitër Kapaj, me 13 vota përballë Afrovita Dhimojani që mori vetëm 8 vota.

Në kohën që brenda bashkisë Himarë zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak, jashtë ambienteve të saj, disa prej mbështetësve të Fredi Belerit kanë shfaqur një banderole, ku kërkonin lirimin e tij.

Gjatë mbledhjes morën pjesë përfaqësuesit më të lartë politikë të PS në Vlorë, kreu i PBDNJ, dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostantina Kamitsi.