Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e kryetarit për 6 bashkitë kryesore të vendit.

Erion Veliaj për Tiranën, Emirjano Sako për Durrësin, Sotiraq Filo për Korçën, Ermal Dredha për Vlorën, Pjerin Ndreu për Lezhën dhe Artur Bushi për Krujën që të gjithë të zgjedhurit e Partisë Socialiste janë zyrtarisht kryetarë bashkie dhe nga KQZ.

U miratuan nga KQZ dhe shpërndarja e mandateve të këshilltarëve për bashkitë Durrës, Krujë, Pukë, Përmet, Gjirokastër, Dibër, Memaliaj e Divjakë, pas kalimit për ndaj tyre partitë nuk kanë pasur kontestime. Shumicën në këto këshilla i kanë socialistët.