Rreth 500 rrënjë kanabis janë asgjësuar në afërsi të një banese në Kodër-Mazhë.

Në pranga është vënë Agron Hoxha. Në saj të këtij operacioni të titulluar ‘Territori i Pastër’ janë asgjësuar 8 mijë e 753 kanabis.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.