Egli Tako është shumë aktive në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar në Instastory disa mesazhe shumë ofenduese nga një ndjekëse.
“Po ti për të bërë moral dole moj k**vë m*ti”, “Të duket vetja e saktë ty moj”, “O k*rvë”, i ka shkruar ajo. Egli ka reaguar e revoltuar dhe i ka kthyer një përgjigje publike.
“Nuk e di vajza, bashkëshortja apo nëna e kujt je, por po më dhimbsen kushdo që të ka në shtëpi.
Ti dhe femra si ti jeni fatkeqësia e këtij populli. E mjerë ky vend për ato që do rriten dhe edukohen nga gra si ti. 0 (zero) tolerance për secili/en do prej jush që përdor gjuhë urrejtje në profilin tim që tani e tutje!”- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.