Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ditën e sotme do jetë në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Ai do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri i vendit Edi Rama, duke nisur nga ora 09:30 minuta. Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.
Pas pritjes, të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për mediat, ku do t’iu përgjigjen gazetarëve rreth marrëveshjeve që do të nënshkruajnë, por edhe temave të tjera politike.