Kryesia e PD, në mbledhjen që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, vendosi hapjen e garës për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 29 Korrik. Kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së do të duhet të paraqesin pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë kërkesën për kandidim brenda datës 20 qershor.
Në deklaratë thuhet se fushata zgjedhore do të zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Sipas vendimit të kryesisë së partisë, brenda 15 Korrikut do të bëhet evidentimi i anëtarëve me të drejtë vote, ndërkohë që brenda Shtatorit do të mbahet gjithashtu edhe kuvendi i jashtëzakonshëm.
Deklarata e Partisë Demokratike:
PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023,
VENDOSI:
Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.
Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.
Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;
Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.
Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.
Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25.
Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:
Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;
Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;
Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;
Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.