Luiz Ejlli është personi më i komentuar i momentit, i cili po shijon famën pas fitores së edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Këngëtari i dashur për publikun gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në “Instagram”, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.
Në postimin e tij në fundit, mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.
“Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen:
“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, duke ia mbyllur gojën komentuesit.
Epo, Luizit s’i kanë munguar asnjëherë batutat dhe përgjigjen e shpejta, e s’mund të mungonin as në këtë rast!