Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë, kremtojnë sot një nga festat e tyre më të rëndësishme, Kurban Bajrami.
Kryeministri Rama e ka nisur sot ditën me një urim për të gjithë besimtarët.
“Gëzuar Kurban Bajramin”, shkruan Rama në facebook.
Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit kanë falur Kurban Bajramin.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami festa vijon më pas në çdo familje me drekën e madhe të Bajramit.
Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit të kryer për njerëzit dhe familjet në nevojë.