Gjykata serbe në Kralevë këtë të hënë ka vendosur lirimin e tre policëve të rrëmbyer disa ditë më parë në Kosovë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se lirimi i tre policëve të kapur me 14 qershor nga forcat serbe brenda kufirit është bërë në seancën e dytë të gjykimit nga gjykata serbe, pasi në seancën e parë kishte vendosur paraburgim për 30 ditë.
Arrestimi i tre policëve Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi kishte nxitur reagime të shumta në vend dhe në arenën ndërkombëtare, ku përveç autoriteteve vendase lirimi i tyre ishte kërkuar dhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.