Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij me kusht.
Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur.
Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës.
“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret.
Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare.
Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet.
Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- thotë Maks Haxhia.