Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se sipas policisë urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.
Ndër të tjera mësohet se autoritetet e policisë së shtetit tashmë pas marrjes së urdhrit nga gjykata po ushtrojnë kontrolle brenda kampit.