NJOFTIMI PËR MEDIA
Pas triumfit të djeshëm në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian, atletja shqiptare Luiza Gega ka dedikuar një postim në rrjete sociale për Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, e cila ndodhet në Poloni dhe e takoi nga afër Luiza Gegën pas garës, ku e përgëzoi për rezultatin dhe u uroi për sukses të mëtejshëm.
Kampionia shqiptare e Evropës i shprehu mirënjohje Ministres Kushi për vlerësimin dhe ndihmën që po i jep atletikës shqiptare.
“Faleminderit që ishe mes nesh, faleminderit që na vlerëson në të gjitha mënyrat.”- shkruan Luiza Gega në rrjetin social.
Një ditë më parë Ministrja Kushi u gjend pranë ekipit shqiptar për të dhënë një mesazh inkurajimi për rezultate të larta në këto lojëra.
“Një takim frymëzues me Luizën, Taulantin, Frankon dhe të gjithë ekipin shqiptar 🇦🇱 të atletikës, pas rezultatit të shkëlqyer që arritën sot në ditën e parë të Kampionatit Ekipor Evropian në Poloni.” – shkruan ministrja.