Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, në një fjalim për rebelimin e Wagner, akuzoi Perëndimin se po përpiqet të destabilizojë rajonin dhe paralajmëroi për pasojat nëse Rusia shembet.
Presidenti i Bjellorusisë pretendoi se rebelimi i Wagner ishte një përpjekje për të hedhur në erë vendin dhe rajonin më të gjerë.
“Ne jemi duke parë qartë një valë të re të zgjerimit të NATO-s dhe një forcimi të paprecedentë të potencialit ushtarak të vendeve anëtare të aleancës në rajon dhe në afërsi të kufijve tanë,” tha ai duke akuzuar Perëndimin.
“Kam dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme që ushtria të jetë gati për betejë”, shtoi presidenti bjellorus.
“Mendimi im është ky: nëse Rusia bie, të gjithë do të vdesim ,” tha ai.