“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për rast të shkeljes së ligjit, do rast të abuzimit me detyrën, do rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë! Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji” – Reagimi u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Reagimi i plotë i Ministres Manastirliu:
“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë. Jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion, distancohemi plotësisht.
Është qëndrimi që kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithmonë për çdo rast të shkeljes të ligjit, për çdo rast të abuzimit me detyrën, ccdo rast të shpërdorimit të saj dhe besimit të dhënë!
Cilido që shkel mbi këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji!
Ky është qëndrimi im!
Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbej në institucionet publike.
Është padyshim një ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe më pas nëse del ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me pasojat.
Çdo person, ccdo individ ditën që merr besimin dhe bashkë më të, dhe detyrën e lartë në shërbim të publikut, merr automatikisht dhe përgjegjësinë para ligjit. Dhe përgjegjësia është indiviuale!
Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë së punonjësve të një institucioni.
Kjo është arsyeja përse e iniciuam reformën në drejtësi. Kemi zgjedhur një rrugë e cila nuk ka as kthim prapa e as kompromis.
Që para ligjit, të gjithë të jenë të barabartë! Para ligjit të gjithë të përgjigjen njësoj!
Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë!
E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje!
E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdon të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia.
Kush vriste merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit.
Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve!
Ndaj, sigurisht që sot nuk e kuptoni dot ju qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë për këtë gjë:
Të cilin po j’ua përsëris: Të gjithë të barabartë para ligjit! Ky është qëndrimi im!
Ndërsa zakoni juaj tashmë dihet, ju do bëheni, e keni treguar këtë dhe e tregoni vazhdimisht, edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe avokatë, në çdo ngjarje doni ta bëni dhe doni ta vërtisni sigurisht politikisht, sepse kështu ju intereson.
Por falë Zotit sot kemi drejtësi. Kemi organe drejtësie të pavarura, të cilat, ndryshe nga ju, unë i respektoj dhe për këtë, fjaën e fundit e thotë drejtësia”.
Home Lajme Aktualitet Manastirliu: Distancohem nga çdo rast abuzimi dhe shkelje e ligjit, respektoj organet...