26 Qershor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar mengjesin e sotëm pacientët e shtruar në Spitalin Qendror në Shërbimin e Hemodinamikës.

“Shumë e kënaqur që dëgjova nga pacientët fjalët më të mira për stafin mjekësor të #Hemodinamikës dhe kushtet fantastike të SPITALIT QENDROR në QSUT, duke ngritur në një nivel të ri shërbimin shëndetësor publik.
Mirënjohje për prof. Artan Goden, prof. Alban Dibrën dhe të gjithë ekipin e Hemodinamikës për punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, shkruan Manastirliu.

Në videon e publikuar nga Ministrja Manastirliu pacientët shprehin vlerësimin e tyre për shërbimin stafin mjekësor dhe kushtet e spitalit.

“Si të mos jem e qeshur me këtë shërbim që më bëtë ju,juve jeni të zgjedhur të gjithë në këtë spital si kokrra e mollës,të rroni të gjithë”.

“Jam shëruar falë punës tuaj dhe stafit të këtij spitali ju uroj gjithë të mirat dhe suksese në punën tuaj fisnike”.

“Ndihem shumë mirë kushtet të mrekullueshme dhe stafi i mjekve qenkan specialistë”.

“Kam qenë më para në spital me të afërmit e mi por ky spitak ka shumë ndryshim kushtet këto janë të mrekullueshme”.

“Ndihem shumë mirë edhe stafi duke filluar nga sanitarja, infermierja dhe doktorët janë shumë të komunikueshëm”.

Shërbimi Hemodinamikës në QSUT,
me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë siguron standardin më të lartë për qytetarët, duke i’u përgjigjur me ekzaminimet e nevojshme në kohë e me cilësi.