Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë raportimit të tij te komisioni i Ligjeve, ka folur në lidhje me punën e kryer nga SPAK.

‘Vihet re një rritje e numrit të çështjeve sa i përket krimit të organizuar, ne inkurajojmë që fokusi duhet të drejtohet tek krimi organizuar dhe asetet që ka krimi organizuar, edhe pse ka një përparim për sekuestrimin e tyre. Ne rekomandojmë që të shihet me tjetër sy lufta ndaj krimit të organizuar. Kjo ka një impakt të rëndësishëm dhe në rritjen e besimit të opinionit publik në këtë drejtim.’- tha Manja.