Pas propozimit për martesë partneres së tij në fushën e lojës, ylli i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni po bëhet gati për dasmën. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që ka postuar nje foto nga zyra e tij me Uzunin teksa shkruan: “Me patriotin tim Myrto Uzunin një djalë dhe futbollist fantastik
Forca për Euro2024. P.S sigurisht që nuk kisha shumë këshilla për futbollin, por për organizimin e dasmës po.” Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i bëri një surprizë përrallore partneres s tij Uarda Hyseni. Sportisti i propozoi për martesë partneres së tij në mes të fushës.